Besimtarët katolikë në Shkodër përkujtojnë shenjtërimin e Nënë Terezës

schedule12:30 - 5 Shtator, 2019

schedule 12:30 - 5 Shtator, 2019

Pesë Shtatori është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët. Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës,  e cila që nga viti 2016 njihet si Shën Tereza.

Procesioni nisi nga Oborri i Katedrales së Shën Shtjefnit duke përshkuar rrugët e Shkodrës me portretin e Nënë Terezës në duar dhe me këngë e lutje. Shtatorja u ndal në qëndër të qytetit.

Besimtarët Katolikë përkujtojnë  tre vjetorin e Shenjtërimit të saj.

Nënë Tereza ishte një njeri i thjesht dhe asnjëherë nuk ka dashur të ketë vëmendje pasi për të qenë në qëndër të vëmendjes ishte Zoti dhe përkushtimi i saj, tha famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj.

Kur famullitari po fliste për Shenjtoren,  zëri i hoxhës u erdhi nga Xhamia Ebu Beker e Shkodrës. Për  Dom Vlash Palajn ky është një moment i bukur që edhe lutja e hoxhës bashkohet me lutjet e pritit, duke krijuar kështu lutjen e madhe për Shenjten Nënë Tereza.

Lule të freskëta u vendosen tek shtatorja e saj edhe nga besimtari Leopold Shkreli. Ky është njeriu që çdo ditë vjen këtu si për të mbajtur gjallë thirrjen e Nënë Terezës për më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj të varfërve. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!