Besmitarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Meshat e shenjta në Tiranë u mbajtën në Katedralen katolike të “Shën Palit” dhe në Katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Sot është festa e Krishtlindjeve. Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot kremtojnë këtë ditë të shenjtë, që shënon datën më të rëndësishme të kalendarit fetar të krishterë.
Për besimtarët katolikë në Tiranë mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt mbrëmë në mesnatë në katedralen e Shën Palit.
Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.
Ndërsa sot në mëngjes në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e krishtit” në Tiranë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes për të gjithe besimtarët Ortodokse. Kjo meshë është drejtuar nga kryepeshkopi i Kishës Ortodoske, imzot Anastasi.
Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve. Në këtë ditë drekat familjare dhe shkembimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur. Në traditën e krishterë, kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem nga e shenjta Mari.
Shumica e botës së krishterë e feston Krishtlindjen në 25 dhjetor, ndërsa disa kisha ortodoske lindore e festojnë Krishlindjen në 6 dhe në 7 janar, pasi ndjekin kalendalin Julian.
Edhe ABC News uron të gjithë besimtarët e krishterë Gëzuar Krishtlindjen!/abcnews.al