Besiktas ka fituar Superkupën e Turqisë, teksa në finale ka mundur Galatarasay-n, me rezultatin e thellë 5-0.
Protagonist në këtë fitore ishte Ciro Immobile. Sulmuesi italian ia doli që të shënonte dy gola, duke ndihmuar skaudrën te kjo fitore dhe trofe.
Golat e tjerë u shënuan nga Svensson, Rafa Silva dhe Hekimoglu.
Përsa i përket shqiptarëve, Milot Rashica luajti plot 86 minuta. Ndërsa Ernest Muçi e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli./abcnews.al