Besëlidhja dhe Turbina kanë marrë fitore mjaft me vlerë për mbijetesën në Kategorinë e Parë. Lezhjanët mposhtën skuadrën e Partizanit B me rezultatin 3-1 dhe nuk e vunë në asnjë moment në dyshim marrjen e tre pikëve.
Dibra zhbllokoi ndeshjen që në pjesën e parë, kurse në të dytën Bushi dhe Hoxha i çuan shifrat në 3-0. Më pas për “Demat” shënoi Allmeta, me penallti, por fatet e ndeshjes ishin përcaktuar më parë. Në grupin A u luajt edhe Erzeni-Oriku, që përfundoi në barazim 0-0.
Turbina në grupin B ka marrë vendin e parë, pasi fitoi derbin kundër Elbasanit me rezultatin e ngushtë 1-0. Daci i vendosi fatet e ndeshjes që në minutën e dytë. Lushnja kishte mundësinë të merrte tre pikët, por nuk ia doli me Flamurtarin.
Ndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe vlo0njatët shënuan të parët me Aliajn, por Çipi më pas vendosi baraspeshën me një autogol. Lushnja në limitet e pjesës së parë kaloi në epërsi me Qoshkun, por Flamurtari e shmangu humbjen falë një goli të Diamantit. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË (PLAY OUT)
GRUPI A
Besëlidhja-Partizani B 3-1
Shënues: Dibra 17’, Bushi 58’, Hoxha 66’ / Allmeta (pen.) 70’
Erzeni-Oriku 0-0
GRUPI B
Lushnja-Flamurtari 2-2
Shënues: Ccipi (aut.) 23’, Qoshku 45+1’ / Aliaj 15’, Diamanti 61’
Turbina-Elbasani 1-0
Shënues: Daci 2’