Besa Shahini “këshillon” Kurtin: Kur bëje opozitë në Shqipëri të kaloje nga qendrat e vaksinimit

schedule15:21 - 14 Maj, 2021

schedule 15:21 - 14 Maj, 2021

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për fushatën e vaksinimit që ka nisur prej disa javësh atje. Shahini shkruan se kur Kurti bënte opozitë në Tiranë apo Vjosa Osmani pushoi në bregdet duhet të kishin ndaluar edhe në qendrat e vaksinimit.

Sipas saj ata do kishin mësuar diçka rreth menaxhimit të procesit të vaksinimit duke i kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga radhët e gjata pa distancë.

“Kur Kryeministri i Kosovës me ekip dhe makina zyrtare shkoi në Tiranë për të bërë opozitë, apo Presidentja e Kosovës shkoi për të pushuar në bregdet, do të kishin bërë mirë të kishin ndaluar shkurtimisht edhe në qendrat e vaksinimit.

Besoj se do të kishin mësuar diçka nga menaxhimi i procesit të vaksinimit dhe do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre, që pamë të mërkurën dhe sot te qendra e vaksinimit në Prishtinë.

Fotoja këtu është nga qendra e vaksinimit në Durrës. Njësoj duken edhe qendrat e qyteteve të tjera, duke përfshirë Tiranën që ka më së shumti frekuentim”, shkruan Besa Shahini./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!