Aktori dhe moderatori i spektaklit të humorit “Kosherja” duket se e ka marrë seriozisht muzikën.
Vetëm pak minuta më parë, ai ka publikuar këngën më të re me titull “Nomi” në bashkëpunim me artistin Vani.
Muzika e këngës është përgatitur nga Edlir Begolli, kurse teksti është bërë nga vetë Besi në bashkëpunim me këtë të fundit. Sa i përket, videoklipit është punuar nga “MaxProduction”.
Mesa duket “Nomi” pritet të bëjë namin në të gjithë diskotekat e Shqipërisë gjatë verës. Temperaturat pritet të rriten së bashku me ritmet e muzikës.l.k/abcnews.al