BERZH skeptike për ecurinë ekonomike, ul parashikimin

schedule15:46 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:46 - 28 Shtator, 2022

Nga Erblina Mile 

Kriza e çmimeve vijon të ndikojë negativisht ekonominë shqiptare. Në vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ecuria e ekonomisë shqiptare parashikohet të jetë 3% për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm me një ulje prej 0.3% në krahasim me vlerësimet e bëra në pranverë.

Kjo ka ardhur si pasojë  e krizës së energjisë ,gazit e karburanteve  situatë që parashikohet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë muajve të dimrit. Si pasojë e kësaj krize Shqipëria ka vendosur të rrisë çmimin e energjisë elektrike  për familjet që  shpenzojnë mbi 800këh në muaj që prej 1 tetorit.

Sipas analizës së BERZH Shqipëria rezulton se është një nga vendet me rritjen më të vogël në rajon duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Në raportin e BERZH projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës janë 4% për 2022 dhe 3.75 për 2023. Edhe ecuria ekonomike Malit të Zi e Serbisë shihen më pozitive në krahasim me Shqipërinë.

Sipas BERZH inflacioni në Shqipëri arriti në 8% gjatë gushtit më i larti në 20 vitet e fundit

Rreziqet kryesore për të ardhmen përfshijnë rritjen e mëtejshme të inflacionit duke shtrënguar kushtet e financimit, të cilat do ndikojnë në zvogëlimin e konsumit dhe investimet familjare.

Pozitive për ekonominë shqiptare parashikohet të jetë sezoni mbarë i turistik.

Raporti i Perspektivës  Ekonomike Rajonale,  i BERZH  me titull “Një dimër i ftohtë përpara” parashikon një kosto të rëndë në ekonomitë e Bashkimit Europian si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!