Bernardo Silva është lidhur vazhdimisht për një kalim te Barcelona gjatë merkatos së verës, por kur jemi vetëm pak orë nga mbyllja zyrtare e merkatos nuk ka asgjë të re për një transferim në “Camp Nou”.
Lojtari nuk do të largohet nga Mancester City, me portugezin që i ka mbyll dyert Barçës duke theksuar se është i lumtur në Manchester.
“Nuk kam marrë oferta nga Spanja, unë qëndroj në Manchester City. Jam i lumtur. Vendimi është marrë”, ka theksuar 28-vjeçari për “RAC1”. /f.a/abcnews.al