Bërnabiç falenderon ministrin e Jashtëm të Spanjës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

schedule10:58 - 13 Prill, 2023

schedule 10:58 - 13 Prill, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares.

Gjatë takimit, Bërnabiç e ka falenderuar Albares për qëndrimin “parimor për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, duke e “informuar” për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe faktin se “pala tjetër nuk po i përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit”.

Bërnabi ka pretenduar se në Kosovë ka sulme ndaj pakicës serbe dhe përdhosje të trashëgimisë kulturore, shkruan N1.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet politike të dy vendeve janë të shkëlqyera, se ato bazohen në themele solide dhe se përfaqësojnë një mbështetje të fortë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të tjera, me fokus të veçantë në ekonomi dhe tregti”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!