Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bërnabiç: Do zhvillojmë një takim me ministrat dhe Listën Serbe për situatën në Kosovë

schedule08:25 - 10 Prill, 2023

schedule 08:25 - 10 Prill, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se javën e ardhshme do të mbahet një takim tjetër me të gjithë ministrat e qeverisë dhe Listën Serbe për situatën në Kosovë.

“Ajo që është e tmerrshme dhe ajo që frikëson e shqetëson është fakti se tensioni po rritet sërish. Provokimet janë në rritje. Komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur”, u shpreh Bërnabiç për Pink.

Bërnabiç paralajmëroi se formimi i Unionit të Komunave Serbe, të cilin Prishtina po i shmanget me çdo kusht, është pritur prej 10 vitesh.

“E kam të lehtë nga Beogradi të them: “Njerëz, jini të qetë”, dhe gjëja e dytë është se ju keqtrajtoni njerëzit çdo ditë, se u vidhni tokën, se ndërtoni bazat, se keni një makinë të djegur për të cilën të gjithë reagojnë. dhe se nuk ka asnjë reagim”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!