Bërnabiç: Askush në NATO s’është i lumtur që Zeman na kërkoi falje për bombardimet

schedule11:05 - 24 Maj, 2021

schedule 11:05 - 24 Maj, 2021

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç  ka reaguar pas faljes që kërkoi presidenti i Çekisë, Millosh Zeman për bombardimet e NATO-s më 1999 duke e cilësuar si një akt  historik” dhe gjest të madh.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase ajo theksoi se ishte e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që Zeman kërkoi falje për bombardimin e Serbisë.

Duke komentuar faktin se kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish tha se aj odeklaratë ishte pozicionim personal i Zemanit, ajo tha se Zeman “është një politikan i madh dhe serioz”.

“Nuk erdhi nga dikush atje që u bë aksidentalisht president”, theksoi Bërnabiç, duke shtuar se kjo kërkim falje do të thotë shumë për të personalisht.

Kryeministrja serbe tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjithashtu ishte i befasuar kur Zeman kërkoi falje.

Unë mendoj se Vuçiç, gjatë gjithë këtyre viteve, ka ndërtuar një imazh të ndryshëm të Serbisë dhe lidhje të ndryshme politike me vendet e tjera, ashtu që kemi arritur në pikën ku një politikan i tillë të kërkojë falje”, ka thënë Bërnabiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!