Vetëm pak ditë më parë, “Galaktikët” e Real Madrid rezervuan një prezantim madhështor, për “yllin” e tyre më të ri, Kylian Mbappe, me francezin që çeli zyrtarisht “sezonin e prezantimeve”, te 15 herë fituesit e Champions League, për këtë merkato vere.
I radhës që do të prezantohet si një “ylli” i vërtetë i futbollit është braziliani Endrick, me fenomenin latin, i cili më 21 korrik do të mbushë 18 vjeç do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i “Los Blancos”, pas plot dy vite pritje.
Për kartonin e tij, “mbretërit” e Evropës derdhën plot 70 milionë euro në arkat e brazilianëve të Palmeiras dhe tashëm Endrick do të bashkohet me shokët e tij të Kombëtares, Vinicius Junior e Rodrygo, ku padyshim objektivi abolsut do të jetë dominimi i futbollit në “kontinentin e vjetër”.
Ndërkaq, kujtojmë se që prej transfertimit të tij, ende jo zyrtar, te Real Madrid, Endrick është kthyer thuajse në një titullar te Palmeiras, ku sezonin e fundit luajti në plot 26 sfida e madje arriti të shënonte dhe 4 gola, po jo kaq pasi është kthyer në një “pjestar” të rregullt, në Kombëtaren braziliane. /i.m /abcnews.al