Silvio Berlusconi padyshim nuk mund të mendohet veçmas Milanit, edhe pse e ka shitur klubin dhe momentalisht po kërkon të ngrejë klubin e Monza-s. Në një deklaratë të dhënë për mediat në Itali, ai flet për ekipin e tij dhe “ngacmon” Milanin.
“Nëse do të arrijmë të fitojmë ndaj Leço, për herë të parë në histori do të merrnim pesë fitore radhazi në fillim të kampionatit. Kam folur me presidentin aktual të Milanit dhe i thashë të organizojmë një miqësore. Fitojmë ne 3-0. E ekzagjerova pak (qesh)”, shprehet Berlusconi.
“Kushdo që e ka parë ekipin e Monza kohët e fundit, ka shijuar ndeshje mjaft të mirë. Mund ta shihni efektin e skemave të studiuara nga unë, Broçhi dhe Galliani”, ka përfunduar ish-numri një i klubit të Milanit. /abcnews.al