Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit që tani është në krye të Monza, tregon se dëshironin të merrnin në skuadër Zlatan Ibrahimovic dhe Kaka, për ta ndihmuar skuadrën e tyre të ngjitet në B.
“Zlatan ishte objektivi ynë i vërtetë, sikurse edhe Kaka”, tregon Berlusconi për “Telelombardia”. “Duhet të hiqnim dorë për çështje që nuk lidhen me futbollin”, shton ish-presidenti i Milanit, i cili flet për më të riun e familjes Maldini, Danielen.
Mesfushori me tipare sulmuese, i cili në muajin tetor mbush 19 vjeç, mund të huazohet sezonin e ardhshëm dhe Monza është një opsion i mirë. “Shpresojmë të ndodhë kështu, shpresojmë edhe të tregojë se është një djalë i talentuar”. /abcnews.al