Monza është në Serie A dhe Berlusconi, presidenti i klubit, po mundohet të krijojë një ekip për të konkurruar mbijetesën.
Pas transferimit të Ranochia nga Interi me parametra zero, Monza tashmë ka siguruar dhe portierin e tyre. Klubi ka arritur marrëveshje me Cagliarin për shërbimet e Alessio Cragno.
Transferimi do të jetë huazim me detyrim blerjeje nëse Monza e Berlusconit siguron mbijetesën në Serie A. Javën e ardhshme portieri do të kryejë vizitat mjekërsore dhe nënshkrimin e kontratës./ h.ll/abcnews.al