Berlini merr masa për të parandaluar fluksin e emigrantëve

schedule17:45 - 27 Shtator, 2023

schedule 17:45 - 27 Shtator, 2023

Gjermania njoftoi të mërkurën kontrolle të përkohshme në kufijtë me Poloninë dhe Republikën Çeke, për të kufizuar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Feiser konfirmoi të dielën e kaluar se dëshiron të vendosë kontrolle kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke për të parandaluar mijëra emigrantë të parregullt nga vendet jo-BE që të kalojnë nëpër këto dy vende në Gjermani.

Duke qenë se të tre vendet janë pjesë e zonës Shengen, nuk kishte kontrolle kufitare. Megjithatë, sipas rregullave të BE-së, kontrollet kufitare mund të futen përkohësisht nga shtetet anëtare individuale “si masë në situata të jashtëzakonshme”.

Qytetet gjermane Brandenburgu dhe Saksonia, të cilat kufizohen me Poloninë dhe Republikën Çeke, kanë bërë thirrje për kthimin e kontrolleve për shkak të rritjes së migrantëve të parregullt nëpër të dy vendet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!