Berlini kthen 30 ushtarë racistë dhe antisemitike në Lituani

schedule18:32 - 16 Qershor, 2021

schedule 18:32 - 16 Qershor, 2021

Rreth 30 ushtarë gjermanë do të tërhiqen nga shërbimi në Lituani dhe disa do të pushohen nga puna pasi po akuzohen për dërgimin e parullave raciste dhe antisemitike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ushtarët dyshohet se janë përfshirë në ngacmime seksuale.

Sipas një zëdhënëse e ushtrisë gjermane, trupat janë në Lituani si pjesë e një misioni të NATO-s për të mbrojtur vendin Baltik, si dhe Letoninë dhe Estonin.

SPIEGEL më parë raportoi se disa ushtarë gjermanë ishin aq të dehur në hotel saqë policia ushtarake duhej të ndërhynte dhe një hetim i mëvonshëm përcaktoi që ushtarët kënduan një këngë ditëlindje për udhëheqësin nazist Adolf Hitler në një nga tubimet e mëparshme.

Përveç shkeljes së betimeve, ushtarët u akuzuan për “fyerje mbi baza racore dhe antisemitike dhe për shfaqjen e sjelljes ekstremiste”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!