Qeveria gjermane paralajmëroi sot Iranin që të mos përfshihet në konfliktin midis Hamasit dhe Izraelit.
“Kushdo që luan me zjarrin në këtë situatë, i hedh benzinë zjarrit apo e ndez në ndonjë mënyrë tjetër, duhet të mendojë me kujdes. Ne ju këshillojmë të mos e bëni këtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Sebastian Fischer, duke iu referuar takimit të ministrit të Jashtëm të Iranit Hossein Amir-Abdollahian të shtunën në Katar me liderin e Hamasit, Ismail Haniya.