TIRANË- Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” tha se dosja “Partizani” nuk është asgjë në krahasim me ngjarjet e tjera tragjike si “Gërdeci” apo “21 Janari”.
Ai theksoi se këto ngjarje tregojnë egon politik të Sali Berishës. Gjatë diskutimit në studio, Klosi theksoi se më 21 janar qytetarët u vranë në kohën kur sheshi po boshatisej.
“Kam qenë dëshmitar i 21 janarit dhe e pashë si u vranë ata njerëz. Ata u vranë pasi bulevardi u boshatis. 21 janari, shembull se çfarë është i aftë të bëjë Berisha. Ishte mesazh për perëndimorët se në këtë vend vendosi vetë”, tha ai.
Ai komentoi dhe zgjedhjet e 11 majit, ndërsa theksoi se të gjithë e dinin se Sali Berisha nuk do kishte asnjë shans të merrte shumicën e votave.
Sipas Klosit, njerëzit tashmë e kanë braktisur totalisht Sali Berishës, sepse e kanë provuar si në postin e presidenti ashtu dhe të kryeministrit të vendit. Ai theksoi se nuk e priste që PS-ja të merrte 83 mandate.
“Me thënë të drejtën jo. Ishte shumë qartë edhe për Berishën se nuk do fitonte dot. Unë dua që ata njerëz të mendojë. Për mua njerëzit nuk i besonin më Berishës.
Ky rezultati i dyfishtë nuk del kurrë përtej vullnetit të popullit. Nuk beson më njëri te Berisha, e kanë provuar. Ishte 5 vjet president absolut, 8 vjet kryeministër absolut. Në 2013 kur iku ishte një gropë financiare.
Rama ishte një njeri që ka vizion dhe që bëri plot. Berishës i ka kaluar koha e vet. Ai mburret se theu diktaturën bashkë me rininë, solli demokracinë, janë llafe.
Ishte koha që duhej të ndodhte. Foltorja ishte një marifet për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij.
Ngjarjet e 21 janarit, u zhdukën të gjithë të dhënat që kishte sistemi i kamerave të sigurisë në kryeministri.
Ai është skandali më i madh. Pastaj dhe Gërdeci nuk është gjë e vogël. Pastaj korrupsioni në rrugën e kombit. Drejtësia duhet të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm”, shtoi ai./abcnews.al

