Berisha zbulon skenarin: Lëvizja e parë një ditë pas Kuvendit

schedule17:49 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 17:49 - 3 Dhjetor, 2021

Mbrëmjen e sotme Sali Berisha e çoi “Foltoren” në Bilisht. Ish-kryeministri kishte akuza direkte për Lulzim Bashën për dosjen e “Toyota Yaris” ku tha se dekonspiroi operacionin dhe se nga drejtësia në Shqipëri e shpëtoi Edi Rama, por në Belgjikë çështja është akoma hapur.

Edi Rama i mbylli dosjen “peng-kryetarit”. Mirëpo dosja i kishte rrënjët në Belgjikë, që kishte nisur hetimet dhe nuk ja mbyllte dot Edi Rama. Nëse i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot. Tani fjala është e drejtësisë belge. Deri tani në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale. Ai e prishi operacionin dhe unë ia kam thënë pa ardhur “Toyota”-at në Shqipëri dhe i kam thënë kjo nënkupton implikimin tënd, ose me njërën ose palën tjetër.

Kam pasur zero njohuri që drejtësia belge e kërkon për ndjekje penale. Policia belge ka kërkuar marrjen me forcë të Bashës në pyetje për dekonspirim të aksionit ku u kapen mijëra euro në “Toyota Yaris”. I kërkoj të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë peng partinë Demokratike. Në 17 dhjetor (një ditë para Kuvendit) Basha është ftuar të merret në pyetje për çështjen “Toyota Yaris” tha ai.

Lideri historik i PD-së zbuloi lëvizjen e parë pas Kuvendit të 11 Dhjetorit, që është protesta. “Në datë 11 demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë, pas kësaj do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Më 11 Dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi qëllim të rikthejmë lirinë e munguar, votën e lirë dhe pushtetin tuaj në PD” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!