Berisha zbulon “arsyen” e protestës/ Kreu i Foltores: Të hënën protestojmë për Shqipërinë

schedule15:25 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:25 - 15 Dhjetor, 2023

Ndryshe nga vendimi që mori me grupin, Sali Berisha mblodhi mbështetësit e tij më besnikë, Kryesinë, më të cilët vendosi që të hënën të nxjerr demokratët në protestë.

Ajo do të zhvillohet tke Kryesia e Kuvendit, paralelisht ndërsa Këshilli i Mandateve do të mblidhet në mesditë për vendosur për kërkesën e SPAK, për arrestimin e mundshëm të tij.

Por Berisha sërish thotë që protestën, e paralajmëruar shumë herë por që nuk u zhvillua asnjë edhe një ditë deri më tani, po e bën për hallet e shqiptarëve dhe jo të tijat.

Do të jetë një protestë e thjeshtë, vetëm për t’i shprehur mbështetje, apo do të shkojë me veprime përtej kësaj? Berisha nuk i zbulon detajet.

Por thotë se protestat do të vijojë, e radhës do të jetë të enjten, kur do të mbahet dhe seanca e fundit për këtë legjislaturë.

Të martën, në mbledhjen e grupit, Gazment Bardhi ka dalë kundër organizimit të një proteste këto kohë, pasi sic ai është shprehur, kjo do të keqinterpretohej. Pritet të shihet nëse të hënën, edhe ai së bashku me deputeët, do të jenë në protestë apo do të distancohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!