Sali Berisha ka votuar 150 emrat nga 420 kandidatë për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi po kryen votim të fshehtë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë pas përfundimit të votimeve pritet që të dalin edhe emrat e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar bashkë nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe Kryesinë e Partisë.
Që prej më shumë se 6 orësh 1425 delegatë nga 1800 gjithsej janë mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve për të mbajtur punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:
1.Miratohen ndryshimet në statut
2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD
3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
4.Miratohet rezoluta.
5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD
/abcnews.al/