“Berisha virus, spiun i lëvizjes studentore”, Rama: PD iu bind përfaqësuesit të Putin, i nguli thikën UÇK-së

schedule10:37 - 15 Nëntor, 2022

schedule 10:37 - 15 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka folur me gjuhë të ashpër kundër Sali Berishës, duke thënë se ai ka qenë “non grata” që në ditën e parë që u fut në lëvizjen studentore si një spiun i Presidentit Komunist.

“Një virus që më në fund u shpall non grata. Se kështu ka qenë që kur u fut në lëvizjen studentore si një spiun komunist. I presidentit Komunist. Dhe Shqiptarët ushqehen përditë me dokrra dhe me dëngla dhe nuk bëhet ndarja e shapit nga sheqeri. E ka për barrë të provojë akuzat dhe jo e atij që akuzohet. Cilët serb? Cilët serb? Kinez? Arab? Turq? Në një kohë që kemi fakt që PD është financuar nga paratë e Rusisë.”

Rama ka zbuluar se në Kryeministri në kohën e Berishës është pritur një përfaqësues i Vladimir Putinit, dhe një muaj më pas në Këshillin e Europës, Partia Demokratike e Shqipërisë votoi kundër UÇK-së.

“Në kryeministri është pritet përfaqësuesi i Putin një muaj nga vendimi  i PD për votën në Këshillin e Eruopës për të bashkuar qëndrimin me Putin kundër Shqipërisë dhe UCK. Është pritur këtu një rus. Një rus real. Me emër me mbiemër me titull. Është bërë dhe deklaratë që u konsideruar i rëndësishëm. Një muaj më mbrapa iu ngul thika nga PD, ndaj UCK. Që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë…se nuk paguajnë kot. Nuk derdhin kot 500 mijë dollar financime për PD-në. Pse duhej tja japin PD-së ato para. Pse t’mos ja jepnin një partie tjetër. Fjalët e mia dalin gjithmonë. Unë flas me fakte nuk hedh fall.”

Sipas Ramës pa Atdhe janë ata që paguhen nga Rusia për të bërë keq në Shqipëri.

“Pa Atdhe është ai që merr para Ruse për të rrëzuar qeverinë. Pse merr paratë e një fuqie që ska as dashamirësi ndaj vendit tënd. Të bojkotosh zgjedhjet i paguar nga një forcë e huaj, je i pafe.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!