Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha vijon me akuzat ndaj SPAK, Hoxha: Procesi për dosjen “Partizani” besoj se do të zgjatet!

schedule13:21 - 1 Shtator, 2025

schedule 13:21 - 1 Shtator, 2025

Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitje. Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj SPAK.

Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News tha se secili prej personave në deklaratën e zotit Berisha gëzon të drejtë t’i drejtohet organit të drejtësisë për shpifje apo fyerje.

“Besoj që të paktën kushdo që është përmendur apo ka shpifur mund t’i drejtohet gjykatës për shpifje”, tha ai. Paraqitjen e Berishës në SPAK, tha se nuk e sheh si një gjë të re, pasi sipas tij në rastin në fjalë e ka detyrim procedural.

“Është një detyrim procedural që nëse e thyen 3 herë pa arsye mund të përfundojë në arrest shtëpiak apo arrest në burg. Por përmendja mediatike që Berisha shkon në dyert e SPAK sa i përket detyrimit për t’u paraqitur mendoj që janë të ekzagjeruara”, tha Hoxha.

Sa i përket dosjes “Partizani”, avokati nënvizoi se është një proces që mund të zgjasë.

“Procesi Partizani” besoj është maja e ajsbergut në raport me ato që mbajnë mend shqiptarët, por prokuroria e posaçme dhe mbi të gjitha gjykata është aty për të bërë drejtësi”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!