“Berisha, vështirë të ‘luftojë’ me SHBA dhe Britaninë” Nazarko e Çupi: Po hetohet veprimtaria e qeverisë, kur do të reagojnë amerikanët

schedule19:40 - 23 Tetor, 2023

schedule 19:40 - 23 Tetor, 2023

Të ftuar në Edicionin Qendror të lajmeve në ABC Neës, analistët, Mentor Nazarko dhe Frrok Çupi ndër të tjera u shprehën se, ish-kryeministri Sali Berisha e ka të vështirë të “luftojë”  me SHBA dhe Britaninë e Madhe, e po ashtu sipas tyre, SPAK është ndërtuar nga SHBA dhe këta të fundit do të reagojnë në fund.

Për Çupin ku sistem i drejtësisë i implementuar në Shqipëri, shpejt do të implementohet edhe në shtetet që janë rreth e rrotull nesh.

Sipas Nazarkos, tani drejtësia ka një risi dhe po vendos një standard duke hetuar veprimtarinë e qeverisë në kohë.

Nazarko: Është cinike ta themi këtë. Por Ramës do t’i interesonte një opozitë që kryesohej nga Berisha. Ajo që po shohim sot një hakmarrja e SHBA. Unë e kam bindje që ata kanë tentuar t’ia bëjnë të qartë nëpërmjet rrugëve jo publike, që ai të largohet nga jeta aktive politike.

Berisha gaboi në llogaritë e veta, sepse ai duket se nuk i ka miq SHBA. Hakmarrja e SHBA ve si pjatë që serviret e ftohtë. Se duke pasur miq, ndonjëherë në një vend të vogël mund ta ndryshosh rrotën.

Ai tanimë e ka të vështirë të luftojë SHBA dhe Britaninë Madhe, në këtë moshë dhe popullaritet që ka.

Çupi: Besoj se ju keni një pjesë të drejtës edhe për ta lënë, sepse ata e ndërtuan SPAK. Mendoj edhe vendet e Rajonit, pas këtij suksese që ka drejtësia në Shqipëri, pas eksperimenteve në Bullgari apo Rumani, kjo reformë do të implementohet edhe në vendet rreth e rrotull nesh.

Kështu që kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme. SHBA nuk janë nxituar kurrë. Për fat të mirë kemi shtete te tilla serioze.

SHBA nuk e kanë mbaruar misionin që do të flasin, kur ta mbarojnë do të flasin.

Nazarko: Në këtë veprimtari të SPAK, në kaq sa kemi tretur, bëhen publike disa pjesë. Ajo që vihet re në narrativën e SPAK është shkuarja apo hetimi te veprimtaria e qeverisë.  I cila deri më tani nga organet e ligjzbatuese nuk prekej. Në rastin e kësaj që po i ndodh Berishës, po heton veprimtari të tij si kryeministër. Kjo është një risi dhe një lloj standardi. Kjo do të thotë ai filli i ngatërruar i korrupsionit do të godidet.

Është interesante edhe periudha kohore. Po hetohet teknologjia e prodhimit të VKM dhe ligjeve, dikur tabu. Po hetohet thellë në kohë, ndonëse kur u miratua reforma ne drejtësi qarkullonte hipoteza e njëlloj amnistie për veprimet e një kohe të hershme.Vihet re që SPAK po heton edhe në veprimtari të mëhershme. Do të marrë pak kohë, por ama është tregues që rrota e drejtësisë po funksionon.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!