Në këtë kohë vape Portugalia po digjet, por zjarrin e vërtetë e çoi atje Sali Berisha. Mungesa dy ditore në konferenca, me nisjen e gjyqit, krijoi përshtypjen se doktori kishte marrë pushimet. Vërtet ai zgjodhi Portugalinë, por jo për plazh, po për farsën e tij të 11 majit.
“Dita e zgjedhjeve ishte edhe më keq. Kartelet e drogës diktuan rezultatin për 28 deputetë, disa prej këtyre deputetëve ishin më të votuarit. Kemi vërejtur në shumë e shumë raste trenin bullgar, votim në grup, komisionerë që votojnë për zgjedhësit etj. Ka aq shumë parregullsi.”
Por, doktori në Asamblenë e Parlamentare të OSBE kishte vetëm një kërkesë.
“Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë. Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR. Momentalisht, po shqyrtojmë dhe analizojmë pamjet zyrtare (të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve)”
Në fakt, doktori po i kërkon OSBE të mbështesin raportin e parë që njohu dhe certifikoi zyrtarisht 11 majin.
Por meqenëse vetë Berisha po sheh pamjet filmike, si e shpjegon ai që gjatë rinumërimit, po rezulton se komisionerët e vet i kanë shtuar padrejtësisht vota PD, ndërsa në Fier, komisionerët e Gaz Bardhit jo vetëm i kanë shtuar vota PD, por i kanë hequr vota PS-së me në krye Zegjinenë?
Po presim që këto pyetje, të marrin përgjigje pasi doktori të kthehet nga Portugalia, qe mbetet vendi i fundit nga ku ai mund të shohë oqeanin atlantik, të cilin ai nuk e kalon dot as me avion, as me anije, dhe për shkak të moshës, as edhe me not./abcnews.al