Berisha: Vendim stalinist i kryegjykatësit Edvin Kristaq Rama

schedule16:39 - 20 Prill, 2018

schedule 16:39 - 20 Prill, 2018

“Vendim stalinist i kryegjykatësit Edvin Kristaq Rama”. Kështui e ka cilësuar ish kryeminsitri Sali Berisha vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, e cila la në burg 4 kuksianë dhe liroi 7 prej tyre. Përmes një postimi në facebook Berisha thotë se ky vendim është një thyerje e rëndë e Kushtetutës dhe Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Ky vendim është thirrje për mbarë shqiptarët të shpëtojmë me çdo kusht të ardhmen tonë europiane, duke përmbysur sa më parë narkoshtetin dhe klikën e tij me në krye Edvin Kristaq Ramën”– u shpreh Berisha.

Njoftimi i plotë i Berishës në facebook

Vendim stalinist i kryegjykatësit Edvin Kristaq Rama!

Shqipëria shpallet vendi i të burgosurve politikë!

Te dashur miq, thyerje të rëndë të Kushtetutes dhe Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut sot në sallën e krimit politik, ku me urdhër të Edvin Kristaq Ramës u vendos të mbahen në burg katër heronj të protestës së Kukësit; Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi, dhe Vasil Laçi.

Shqipëria që sot shpallet vendi i të burgosurve politikë!

Edvin Kristaq Rama për urrejtjen e tij atërore për kuksianët kërcënon me vendimin e sotëm bllokimin e hapjes së negociatave me BE, pasi BE nuk mund të negociojë me vende që mbajnë të burgosur politikë!

Shqipëria që sot hyn në greminën e përjashtimit nga Këshilli i Europës për shkeljen flagrante të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe si i vetmi vend me të burgosur politikë në kontinentin e Europës.

Ky vendim është thirrje për mbarë shqiptarët të shpëtojmë me çdo kusht të ardhmen tonë europiane, duke përmbysur sa më parë narkoshtetin dhe klikën e tij me në krye Edvin Kristaq Ramën! sb /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!