“Berisha, vartës i Metës”, Gjikondi: Nuk i intereson PD e as Shqipëria, ai do të jetë faktor destabilizues

schedule11:37 - 21 Prill, 2023

schedule 11:37 - 21 Prill, 2023

TIRANË- Juristja e njohur, Brisida Gjikondi, thotë se ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka ikur situata nga duart, pavarësisht kërkesës së bërë, që ai të jetë drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ajo thekson se Berisha e di shumë mirë që nuk mund të jetë drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përkundër pretendimeve publike dhe ankimimeve në Kolgjin Zgjedhor.

Sipas Gjikondit, Berisha hallin më të madh e ka me shpalljen “non grata” nga SHBA dhe nuk i intereson aspak Partia Demokratike. Në këtë konfiguracion politik, Gjikndi thotë se Berisha është në varësi të plotë të Ilir Metës.

“Nuk ka çfarë të bëjë Berisha. I ka ikur situata nga duart. Ai i di shumë mirë, sepse ai është mjeshtër, kanë qenë Berisha dhe Rama ata që kanë bërë këtë Kod Zgjedhor, ka qenë ujdi partiake. Ligji është i qartë, sigla, emri i partisë, dhe emri i kryetarit duhet të jenë në fletë. Berisha është vartës i Metës dhe është në mëshirë të fatit dhe gjërave të moralit të Metës. Berisha problemin e ka më non gratat, aty e ka të gjithë sfidën, nuk i bëhet vonë për PD për LSI, për zgjedhje. Ai do të jetë faktor destabilizues, jo stabilizues. Prandaj frymëmarrjen dhe serumin e ka të destabiliteti. Nuk është se i bëhet vonë për Shqipërinë, por synon të rehabilitohet, si të rehabilitohet, duke u bërë faktor destabilizues”, theksoi ai.

Juristja shtoi se demokratët nuk do shkojnë të votojnë Ilir Metën duke e cilësuar këtë të fundit si personin “më pazarxhi” në politikën shqiptare.

“Demokratët nuk do shkojnë të votojnë për Ilir Metën. PD është e turpshme, që të përfundoje që të rrijë në mëshirë të ilir Metës, sepse ne e dimë se është personi më pazarxhi në politikën shqiptare.”, tha ajo.

Ajo tha se ligji i dekriminalizimit nuk po funksionon dhe përgjegjëse për këtë është Prokuroria e Përgjithshme: “Ligji i dekriminalizmit ka mbetur vetëm në letër, prokuroria është përgjegjëse për zbatimin e tij”, shtoi ajo./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!