Berisha ultimatum Bashës deri në 5 Janar: Liro zyrën dhe bëj dorëzimet ose do të nxjerrim vetë

schedule12:51 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 12:51 - 23 Dhjetor, 2021

Grupi i Sali Berishës i njohur si Komisionit i Rithemelimit të PD-së shkoi sot në selinë blu për të njoftuar vendimin e fundit që kanë marrë duke i kërkuar Lulzim Bashës që të lirojë zyrën dhe të bëjë dorëzimet deri në datë 5 Janar 2022 në të kundërt e kërcënuan se do ta nxjerrin vetë.

Letrën e lexuar nga Belind Këlliçi me rezultatet e referendumit, do i dërgohet me postë Lulzim Bashës. Grupi i Sali Berishës nuk e njeh Lulzim Bashën për kryetar të PD-së që pas referendumit të 18 Dhjetorit.

Lexo edhe: Mungon Berisha, Belind Këlliçi në PD, i dorzëzon Bashës vendimin e Referendumit

Referendumi u mbajt në 18 Dhjetor 2021 dhe rezultati i tij përfundimtar sanksionon se 43385 demokratë vendosën për shkarkimin tuaj (Lulzim Bashës) nga detyra e kryetarit të partisë. Komisioni i Rithemelimit të partisë ju fton të njiheni me vullnetin e referendumit.

Kërkohet nga ana juaj të merrni masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë dhe kryer dorëzimet përkatëse deri në 5 Janar 2022. Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj” tha Belind Këlliçi./ Abcnews.al