Berisha: Top Channel, I love You! “Kolegu” i Mugabes si armik i shtypit, tani shfaqet dashnor i medias

schedule15:30 - 24 Mars, 2023

schedule 15:30 - 24 Mars, 2023

Sali Berisha, njeriu i shpallur armik i shtypit në vitin 1996 bashkë me famëkeqin Mugabe dhe disa të tjerë të atij rangu të lartë botëror armiqësie me shtypin, është rishfaqur sot si engjëll mbrojtës i gazetarëve dhe televizioneve.

Pasi e sulmoi edhe ditën e vdekjes pronarin e Top Channel, të cilin më parë e kishte goditur me gjoba miliona euro dhe me shkrime të porositura plot shpifje apo fjalime plot sharje kur ishte kryeminister, Sali Berisha sot ka shprehur një dashuri të befasishme për Top Channel që sipas tij i qenka shitur një shtetasi me emrin ‘Uestern Media’.

Me këtë rast ai është kthyer pas një jave pushim edhe sulmeve ndaj ABC News, që sipas tij po synon të heqë me presione nga puna burrin e një deputeteje të opozitës.

“Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar, Top Channel në një veprim tërësisht obskur, jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës elektorale, i është shitur një shtetase e quajtur Western Media në Belizë me çmimin 9 milion dollarë.

Një tv kombëtar, ka marrë një valë dhe një frekuencë kombëtare. Vala dhe frekuenca kombëtare, janë pasuri publike.  Unë i them zonjës Hoxha se me këtë akt, ke kryer një krim të shëmtuar ndaj publikut shqiptar.

Para këtij, publiku shqiptar përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Një spastrim të paparë ndonjëherë ndaj gazetarëve, vetëm se ata nuk mund ishin në një valë me Devollin, që herë thotë e kam e herë thotë nuk e kam timin televizionin. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty, si dëshmi e një gazetari me integritet, dhe një personaliteti në fushën e publicistikës, është z.Enkel Demi. Edhe ndaj tij po bëhen presione prej rrugaçësh që të largohet nga televizioni.” u shpreh Berisha.