Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha e ka marrë njoftimin për të dëshmuar për 21 janarin.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha është i pashpresë dhe do dënohet.
“Atij nuk i ka ngelur gjë tjetër për të bërë. Kur njeriu është pashpresë, ai është pashpresë. Jo vetëm 21 janari, por edhe krimet e tjera, e kanë bërë njeri që të luftojë me thonj. Përfundimi është jashtëzakonisht i rëndë për të. Njoftimin e ke marrë ai. Mund të ketë pasur ndonjë parregullsi në datën 3 nëntor. I ka shkuar në 9 nëntor, kjo është hera e tretë. Ne e dimë si bëhet njoftimi. Ky njeri që zhduku serverat, kamerat, i bëri të gjitha këto dhe nuk u hetua. Ky është i pahetuar. Për këtë shkak po hetohet.”, theksoi Beqiri./abcnews.al

