Berisha: Të pezullohet AstraZeneca, ka ngjallur frikë

schedule13:03 - 18 Mars, 2021

schedule 13:03 - 18 Mars, 2021

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vaksina AstraZeneca duhet të pezullohet pasi ka ngjallur frikë.

Në një intervistë për ABC me Juli Xhokaxhi, Berisha tha se nuk është kundër vaksinës, por arsimtarët po e refuzojnë masivisht dhe duhet të jetë e pezulluar derisa të qartësohet situata. Berisha tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama po e përdor procesin e vaksinimit për qëllimet e tij personale politike.

Lexo edhe: Berisha në ABC: Kam kaluar Covid, vaksinën do e bëj kur të më vijë radha

“Pfizer nga pikënisjen me Biontech në Gjermani me institutin që prodhoi i pari vaksinën kundër Sars. Iu nënshtrua rregullave më të rrepta dhe gjer sot është vaksina më e pranueshme që është hedhur në treg. AstraZeneca e çmuar, por për hir të së vërtetës pati një fillim jo të zakonshëm. Njëherë u diskutua përqindja e imunitetit që jep, pastaj problem doze. Më vonë u rekomandua të përdoret nën 65 vjeç. Në përdorimin e gjerë janë konstatuar një sërë rastesh me tromboza. Për të cilat gjer më sot askush nuk mund të thotë nëse kanë një lidhje, por askush nuk e përjashton dot. Janë marrë vendime për pezullimin e saj.

Nuk jam kundër vaksinës, por jam që të pezullohet sepse ka ngjallur frikë. Arsimtarët po e refuzojnë pasivisht, ata lexojnë. Nëse do të pezullohej që në fillim dhe tu thuhej me transparencë çfarë do thonë entet rregullatorët. Por Edi Rama vraponte me një injorancë absolute se e kemi marrë nga Suedia. Problemi i ilaçeve pavarësisht nga të gjitha kontrollet, më të sigurtat janë ato klinike. Edhe vetë Suedia e pezulloi. Kjo nuk do të thotë se vaksina do të dalë jashtë funksionimit por do të merret kohë. Por Edi Rama e përdori për qëllime personale”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri zbuloi ekskluzivisht për ABC se ka kaluar koronavisurin. Berisha tha se e kaloi me simptoma të lehta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!