Berisha të mërkurën para SPAK/ Ish-presidenti i klubit Partizani: Jam viktimë e tij, vetëm se nuk lejoja të ndërtoheshin kulla!

schedule20:44 - 10 Shtator, 2024

schedule 20:44 - 10 Shtator, 2024

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e biznesmeni Fatmir Bektashi për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Të mërkurën, në orën 12:00, Sali Berisha është thirrur në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzën ish-kryeministri Berisha, ndërsa dy orë më vonë në orën 14:00 do të njihet zyrtarisht me akuzën Jamarbër Malltezi.

SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv pasi ka dyshime se ai në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nënligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij me qëllim përfitimin e pronës në kundërshtim ligjin.

Ish- Presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi duke folur ën Real Story, tha se ai e ka denoncuar veprimtarinë e Berishës që në 2011, kohë që sipas tij drejtësia nuk funksiononte.  Ai tha se beson që drejtësia e re do të nxjerrë në dritë të gjitha shkeljet dhe abuzimet që ka kryer ai në kohën kur ka qenë kryeministër i Shqipërisë.

“Unë e kam akuzuar që në 2011, por siç dihet nga të gjithë, drejtësia nuk funksiononte. E kam deklaruar se në atë moment, që vetë prokurorët çështjes që merrnin çështjet thoshin, “Paro kujdes, është rrezikun real për jetën, kë të bësh me vajzën e Sali Berishës”. Këto ishin në formën e një kërcënimi, sot shpresojmë që drejtësia e re  do ta japë drejtësia. Fjalën e fundit e kanë njerëzit e dëmtuar. Nëse Berisha është i fortë dhe familja e tij janë të fortë dhe unë jam i dobët, ka shumë njerëz që janë viktima të Berishës, që nëse drejtësia nuk do thotë fjalën, atëherë do jetë vetëgjyqësia, e ka treguar historia e shqiptarit se nuk ka marrë hak pa marrë dhe gjak pa marrë po të kalojmë në kushtet e kanunit”, tha ai.

Mes tjerash, ai theksoi se e kanë dhunuar vetëm se nuk ka lejuar që të ndërtoheshin kulla.

“Shpresojmë te drejtësia e re, sepse Berisha e  di shumë mirë se sa njerëz ka dëmtuar, unë jam një ndër viktimat e tij dhe vuaj akoma. Mua dosja më është bërë nga nipi i Sali Berishës, Dritan Berishës. Jam një viktimë e tij, vetëm se ngula këmbë dhe nuk lejoja të ndërtoheshin kulla. Unë e njoh gjeneral Gjunkshin, i cili firmosi për t’ja dhënë terren dhe më pas  Berisha e shpërbleu. Njerëzit i dinë këto gjëra. Nëse do kthehet drejtësia në vend , ndihem shumë i lehtësuar, si unë dhe shumë viktima të tjerë, Besoj se do enë të lehtësuar, që ta shohin Berishën se do ta paguaja”, tha ai./ abcnews.al