Gjatë intervistës për Abcnews.al, Ibsen Elezi ka deklaruar që dëshiron një debat me Sali Berishën për kreun e Partisë Demokratike.
Elezi është shprehur përball gazetarit Ermal Vaka që nuk po e fton Berishën për debat por për të mbajtur premtim që Berisha ka bërë që do kishte primare në zgjedhjet e kryetarit.
Elezi: -Nuk dëgjon Sali Berisha për të ardhur në debat.
Abcnews.al: – E keni ftuar zotin Berisha në debat?
Elezi: – E kam bërë kërkesën edhe me shkresë zyrtare. Nuk e kam ftuar por i kam thënë të mbaj premtimin për të bërë primare dhe të mos gënjejë demokratët. Debati është detyrim në demokraci … Berishës i them hajde në debat dhe tregoju demokratëve dhe shqiptarëve që je më i zoti se unë.
/abcnews.al/