Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën”/ Gjyli: Po mban peng partinë për interesat familjare

schedule20:34 - 29 Tetor, 2025

schedule 20:34 - 29 Tetor, 2025

Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka kritikuar ashpër udhëheqësin e PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se nuk vetëm që nuk lëshon kontrollin mbi partinë, por edhe pengon demokratizimin e brendshëm.

Sipas Gjylit, Berisha mban peng një parti të tërë për të zgjidhur çështje personale dhe familjare, duke e përshkruar këtë si “autokraci të vërtetë”.

Ajo shton se kjo sjellje pengon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda PD-së dhe nuk ofron asnjë alternativë qeverisëse. Në lidhje me çështjet ndërkombëtare, Gjyli vuri në dukje ndikimin që Amerika mund të ketë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, dhe theksoi se mbajtja peng e partisë nga Berisha është një nga arsyet kryesore për të cilën ai duhet të japë dorëheqjen.

“Berisha jo vetëm që nuk e lëshon PD, por nuk lejon as demokratizimin e brendshëm. Mban peng një parti të tërë për të zgjidhur çështjet e familjes dhe të fëmijëve. Kjo është autokracia e vërtetë. Kjo do të thotë që mban peng një parti të tërë për të zgjidhur çështjet familjare dhe nuk e lë partinë që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër nuk ofron alternativë. Nuk kemi alternativa qeveritare. Çështja e Dodik, nuk jemi në dy terrene të njëjta, është ndikimi që do të ketë Amerika në Ballkanin Perëndimor. Për të hequr ndikimin në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë edhe Shqipërinë, kjo mbajtja peng është dhe arsyeja pse Berisha duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën”, tha pedagogia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!