Berisha të hënën në SPAK/ Petraj: Duhet të respektojë masën “detyrim paraqitje”! Nura: Thirrjet për protesta, të padobishme

schedule23:50 - 4 Janar, 2025

schedule 23:50 - 4 Janar, 2025

Masa e re ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha do e çojë drejt godinës së SPAK dy herë në muaj, ndërsa vetë ish-kryeministri nuk i ka ndalur sulmet ndaj prokurorëve. Lidhur më këtë çështje ka folur edhe avokati Edmond Petraj. Në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Petraj u shpreh se ish-kryeministri e ka kuptuar shumë mirë që vendimi i Gjykatës duhet respektuar.

“Berisha e kuptoi më në fund që vendimi i gjykatës duhet respektuar dhe beteja për të cilën ai ka pretendime i takon gjykatës. Nëse ndryshon akuza pozita e Berishës mund të rëndohet”, tha avokati Petraj.

Ndërsa gazetari Artur Nura komentoi thirrjet për protesta, i konsideroi si të gabuara.

“Opozita nuk është në kohën e saj më të mirë. Besoj që ka një dobësi dhe kërkon të bëjë presion. Ai do që të mbajë elektoratin e tij në energji, por besoj që është e gabuar”, u shpreh ai.

Avokati Petraj tha se Berisha sot është i pandehur duke shtuar se ka dështuar pasi nuk ka më mbështetje.

Më tej nënvizoi se ish-kryeministri Berisha duhet të respektojë masën “detyrim paraqitje”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!