Berisha refuzon sërish/ Apeli vendos të hënën. Shkresa mbërrin në Kuvend, GJKKO e informon për masat

schedule15:16 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:16 - 15 Nëntor, 2023

Gjykata e Shkallës së Parë ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit ankimimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kërkojnë shuarje të masës së sigurisë. Gjyqtarja Ilirijana Olldashi do të vendosë   më 20 nëntor  në  9:00  për  kërkesën e avokatëve të Berishës për ndryshim dhe  shuarje të masave të caktuara  për Berishën  ndërsa   kjo datë përkon edhe me ditën  kur ish-kryeministri  duhet të paraqitet në prokurorinë e posaccme  në zbatim të vendimit të gjykatës dhënë më datën 26 tetor.

Më herët mbrojtës të Berishës dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje”  dhe bllokim të pasaportës . Të njëjtën kërkesë për shuarje ose ndryshim të masës së sigurisë  kanë depozituar në gjykatën e apelit edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, që po mbahet në burg për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Nga selia e tij, Berisha njoftoi se nuk do të ndryshojë kurs.

Gjykata e posaccme është përpjekur ta gjejë Sali Berishën, edhe në Kuvendin e Shqipërisë, pasi dështoi të marrë firmën e tij në seli e shtëpi, për ta vënë në dijeni për masat e sigurisë. Gjykata dërgoi në Kuvend dy shkresa, të cilat i adresoheshin shtetasit nën hetim Sali Berisha: një ku njihej me detyrimin për tu paraqitur dhe për të mos dalë jashtë vendit, dhe një të dytë për tu saktësuar se këto masa shtërnguese ndaj tij janë në fuqi, përkundër pretendimit të avokatëve të Berishës.

Por Sali Berisha nuk i ka marrë këto dokumente, edhe pse Kuvendi i Shqipërisë e ka njoftuar përmes emailit zyrtar deputetin se i kanë ardhur dy zarfe.

Mandej, administrata e Kuvendit, duke qenë se Berisha nuk ka një zyrë e as një grup në Parlament, zarfet e pahapura, ja ka përcjellë ish-kryeministrit me postë për në selinë blu.

Berisha ja mbylli derën postjerit të Kuvendit, përmes një deklarate për gazetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!