Berisha, ‘sypatrembur’ ndaj SHBA/ Gjikondi: Berisha, goditje të njëpasnjëshme para fushatës. Liderët e opozitës sulmojnë drejtësinë

schedule20:46 - 27 Mars, 2025

schedule 20:46 - 27 Mars, 2025

Juristja Brizida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se Berisha këtë javë ka marrë goditje të njëpasnjëshme. Më tej, Gjikondi vijoi duke thënë se drejtësinë po e sulmojnë te liderët e opozitës që kanë probleme me drejtësinë.

“Ai ka tërë këtë javë që ka pasur goditje, sidomos non grata që u shpall sukses për SHBA. Rikthimi i mbështetjes së DASH ndaj SPAK ishte sërisht dështim. Komisioni i Venecias është thjesht këshillimor.

Duket që është i trembur përpara fushatës dhe ka marrë goditje. Ka informacion për 21 janarin dhe për Gërdecin. SPAK heton në heshtje dhe vetëm kur godet merret vesh që çfarë ka hetuar. Berisha nuk heq dorë së qenurit agresiv dhe qesharak. Berisha është kthyer në pozita agresive, e kemi parë gjithmonë që dora që nuk puthet, kafshohet. Drejtësinë po e sulmojnë tre lideret e opozitës Berisha, Mediu dhe Meta që kanë probleme me drejtësinë dhe janë në hetim, e vetja rrugë që u ka ngelur është të sulmojnë SPAK.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!