“SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i PS”
Këtë Berisha e ka deklaruar shpesh herë, sa herë që SPAK ka një çështje delikate në dorë. Por këtë të hënë ai është marrë posaçërisht me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani për qëndrimet e fundit që ka mbajtur për inceneratorin e Tiranës dhe dosjes në hetim.
“Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it, si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Dy fjalë do t’i them z.komisar Dumanit se pretendimi juaj, se nuk dihen pronarët iu akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj.
Sipas Berishës, Dumani është jusfitikuar me argumentin e arbitrazhit.
“Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimin e gjykatës së vendit. Në afera të tjera është procedurë në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda”
Dhe kjo e nxjerr Berishën në një përfundim të rëndë për Dumanin.
“Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë, sepse jeni në kontrollin dhe në mbështetjen e plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët”
Sa here Berisha sulmon drejtesinë, ai e ka një hall. Por sulmi i të hënës ndaj kreut të SPAK, tregon perfundimisht se halli i tij duhet të jetë shumë i madh./abcnews.al