Berisha, Strakosha, Hysaj pritet të ndërrojnë skuadër

schedule22:25 - 14 Qershor, 2019

schedule 22:25 - 14 Qershor, 2019

Tre futbollistet e kombëtares, Etrit Berisha, Thoma Strakosha dhe Elseid Hysaj pritet të ndërrojnë skuadër për sezonin e ardhshëm. Për Strakoshën ka oferta nga kampionati anglez

Thoma Strakosha mbron prej disa sezonesh portën e skuadrës se Lazios duke qenë një titullar i padiskutueshëm. Paraqitjet fantastike me bardhe-kaltrit kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave angleze.

Fillimisht ishte vetëm Arsenali i interesuar për Strakoshën por mediat italiane raportojnë se në garë është futur Totenhem dhe Uest hem, dy skuadrat e tjera londineze. Klauzola e largimit të 23 vjeçarit është 50 mln euro, një shifër e konsiderueshme për një portier.

Arsenal është në kërkim të një portieri të denjë pas largimit të Peter cce.

Por çfare ndodh me mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj. 24 vjeçari zhvilloi një sezon të dobët nën drejtimin e trajnerit Karlo Anceloti ku aktivizimi ishte me pikatore.

Tekniku Italian e ka thënë qartësisht se nuk e ka në planet e tij futbollistin shqiptar. E ardhmja e Hysaj ishte e programuar tek Chelsea por tekniku Sari me të cilin ka raporte të ngushta është drejt largimit nga blutë e Londrës. Dy janë pistat e mbetura për të ardhmen e Hysaj, Inter dhe Juventus.

Natyrisht që bardhe-zinjtë janë mundësia më pak e realizueshme ndërkohë që është folur jo pak se Hysaj do të vishet zi-kaltër edicionin e ardhshëm. Presidenti i Napolit kërkon të përfitojë sa më shumë nga kjo shitje ndaj dhe për Interin nuk pritet të jetë e lehtë.

Fanellën pritet ta ndryshojë edhe lojtari tjetër i kombëtares, Etrit Berisha.  Shtatlarti që aktivizohet me Atalanten e ka humbur vendin e titullarit dhe trajneri Gasperini e ka ulur në stol. Në muajt e fundit të sezonit të kaluar, Berisha nuk u aktivizua për asnjë ndeshje dhe largimi bëhet i pashmangshëm. Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë skuadra e Empolit./ABC News Albania 24/7