Berisha: Sovrani foli!/ Kreu i PD nuk i përgjigjet pyetjes nëse do të pranojë rezultatin

schedule20:51 - 11 Maj, 2025

schedule 20:51 - 11 Maj, 2025

Në një deklaratë për shtyp, lideri i PD Sali Berisha tha se pret përgjigjen e sovranit. Lidhur me njohjen e rezultatit, Berisha refuzoi të përgjigjet.

“Unë pres sovranin. Unë jam këtu për të paraqitur para jush ato që ndodhin.

Ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore në të katërta anët e vendit, por të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ është një përpjekje për të ndikuar në rezultat, por kjo nuk do të ndodh sepse komisionerët tanë kanë marrë masa. Përgjegjësia e kësaj është e Edi Ramës.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!