I pyetur në fund të bisedës në ABC News, sesi e shikon të ardhmen e vendit në një kohë ku deklaroi se vetëm sot kanë aplikuar në ambasadën gjermane për punë 23 mijë vetë, me diploma universiteti, lideri historik i së djathës i beson sërish ndryshimit dhe kthesës së shqiptarëve.
Milori: Si e shikoni të ardhmen e vendit ku njerëzit duan të ikin, nuk besojnë as qeverinë, as pozitën?
Berisha: Unë përsëri besoj në ndryshim, e shoh gjendjen të rëndë, por kam besim te shqiptarët se do ngrihen për të shenjuar një kthesë në interesin e tyre e vendit e tyre. E ardhmja jonë nuk është largimi në dhena të huaja. Jam i bindur se potencialet e Shqipërisë janë të fuqëishme. Kosova ka rritje ekonomike jo nga droga, Shqipëria e ka nga droga. shpresa ndërtohet, frymëzohet, ushqehet.
Jam i bindur se situata po zien dhe mjerë Edi Rama për fundin e tmerrshëm që do të ketë, me këto që po i bën këtij vendi. Kurrë nuk mund t’i bësh vendit tënd këtë që po i bën Edi Rama. /abcnews.al