Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha shuan çdo zë në PD”/ Analisti Leka: Nëse i kundërvihesh, je jashtë partisë

schedule18:26 - 10 Shtator, 2025

schedule 18:26 - 10 Shtator, 2025

Analisti Martin Leka thotë se është absurde deklarata e kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të futet në Kuvend, edhe pse nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se Berisha shuan çdo zë në PD dhe nëse i kundërvihesh atij, përjashtohesh nga partia.

Leka shtoi se PD nuk reformohet me Berishën.

“Ai, edhe zgjedhjet nuk i njoh, edhe në parlament futemi. Është diçka gati absurde. Për zgjedhjet mund të kemi vërejtje, por të mosh njohësh zgjedhjet, t’i thuash farsë dhe të marrësh pjesë, është absurdi më i madh. Sali Berisha e dominon PD, është partia e vet. PD, jo opozitën. Është i vetmi njeri që shuan çdo zë në PD. Më vjen keq,  se aty ka figura të afta, por e kanë të pamundur. Nëse i kundërvihesh Sali Berishës, je jashtë asaj partie. Mendoj që prej 12 vitesh, PD e ka drejtuar Sali Berisha. Sali Berisha do mbahet mend për mosmbajtjen e fjalës së dhënë. Tani që është në krye, e hoqi neni Basha. Atë parti, e ka si parti të familjes së vet. Nuk reformohet PD, duke patur nga brenda Sali Berishës.”, theksoi ai.

Lidhur me rëndimin e akuzave për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Leka u shpreh se kjo, për të është fundi politik.

“Për mua është fundi politik i Erion Veliajt. Unë mendoj, se përfundimisht, politikisht ai është letër e djegur. Duhet të mendojë për gjëra të tjera. Akzuat janë të rënda. Hetimet kanë qenë të thelluara. Në akuzat që janë shfaqur për Veliajt. Bashkë me akuzat, është varrosur edhe jeta politike e Veliajt.”, nënvizoi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!