Berisha shmangu sërish policinë/ Nën hetim për korrupsion, gjykata pritet të japë vendimin për ankimin e masave të sigurisë

schedule10:27 - 21 Nëntor, 2023

schedule 10:27 - 21 Nëntor, 2023

Ish kryeministri Sali Berisha ka shmangur sërish policinë dhe nuk është paraqitur në gjykatë, pasi akuzohet për korrupsion, në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se në orën 11:00 Apeli do të japë vendimin për kërkesën e avokatëve mbrojtës të Berishës, të cilët kanë kërkuar shuarjen e masave të sigurisë për ish kryeministrin, të cilit i  është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur dhe i ndalohet të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

“Në orën 11 pritet të shpallet vendimi sa i takon avokatëve të Berishës, që i kërkuan Apelit shuarjen e masave të sigurisë për Berishën. Gjykata do të shprehet edhe për masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës. Të dy akuzohen për korruspion. Malltezi akuzohet edhe për pastrim parash. Do të presim zhvillimet e orës 11:00, gjykata do të shpallë vetëm vendimin, pasi procesi gjyqësor u zhvillua ditën e djeshme. Porkuroria i ka kërkaur gjykatës që të lërë në fuqi masat e marra”, raporton gazetari Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!