Aksioni i SPAK: 4 të arrestuar përfshi Erzen Breçanin, 6 në kërkim. Si lindi përplasja e grupeve të Ervin Matës dhe Ervis Martinajt

schedule10:25 - 21 Nëntor, 2023

schedule 10:25 - 21 Nëntor, 2023

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksionin e zhvilluar mbrëmjen  së hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u lëshuan urdhër arreste për ish drejtorin e Policisë Tiranë, Erzen Breçani dhe 10 persona të tjerë, ndërkaq i biri është shpallur në kërkim.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se deri më tani janë 4 persona të arrestuar, përfshirë Breçanin, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

Breçani akuzohet për përkrahje të autorëve, e pastrim parash, e më konkretisht për përkrahje të grupit kriminal të Ervin Matës, i cili ka pasur përplasje me Ervis Martinajn.

Grupet kriminale të të dyve janë përplasur në vitet 2009-2020, teksa mësohet se konfliktet kanë nisur për trafikun e drogës.

“Edhe për djalin e tij, janë ngritur një sërë akuzash, për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Grupi është përgjegjës për disa vepra kriminale, për vrasje të ndodhura në vitet 2009-2020. Përplasjet kanë ndodhur për trafikun e drogës, konflikte që grupet kanë pasur me njëri-tjetrin. Ervin Mata është në kërkim, drejtuesi i një prej grupeve. Kujtojmë ngjarjen e ndodhur në zonën e ish Bllokut ku mbeti i plagosur edhe Ervis Martinaj. Në dosjen hetimore, ka rezultuar se kanë qenë hasmëritë e grupeve të Matës dhe Martinajt që kanë sjellë konfliktet dhe vrasjet.

Janë 4 të arrestuar dhe 6 në kërkim. Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Durrës në vitet 2009-2020, në Durrës, apo edhe në Belgjikë e në Holandë. Ky grup operonte edhe me trafikinin e kokainës nga Ekuadori. Në këto vende dyshohet se këta persona kanë dhënë informacione apo kanë krijuar kushte për vrasje. Aplikacioni “SKY” i ka ardhur në ndihmë shumë hetuesve, edhe për dosjen “Metamorfoza” ku u zbuluan disa ngjarje të rënda kriminale. U zbuluan lidhje të biznesmenëve, si Pëllumb Gjoka që kishte lidhje me drejtues të prokurorisë. Ka pasur edhe ngjarje kriminale ku u përfshinë Behar Bajri apo Ervis Martinaj. SPAK është ende në fazat e para të hetimit. Jemi në hapat e para të prokurorisë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!