“Berisha shkeli vendimin e parë të gjykatës”/ Petraj: Kushtetuesja nuk do e pranojë ankimimin, nuk ka asnjë surprizë

schedule13:39 - 21 Nëntor, 2024

schedule 13:39 - 21 Nëntor, 2024

Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për çështjen “Berisha”. Dy ditë më parë, pas një shqyrtimi 3 orësh, Gjykata Kushtetetuese nuk arriti në një vendimarrje mbi ankimimin e Berishës, që kundërshton masën e parë, atë të “detyrimit për t’u paraqitur” dhe bllokimin e pasaportës, nga Gjykata e Posacme, pa autorizimin e Kuvendit.

Lidhur me këtë çështje ka folur në “News Line”, avokati Edmond Pjetraj, i cili deklaroi se ankimimi është një e drejtë legjitime, që mund ta bëjnë të gjithë. Ai u shpreh se SPAK nuk ka pse kërkon leje nga Kuvendi për masat e dhëna.

Sakaq, Pjetraj ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk do e pranojë ankimimin. Ai theksoi se Berisha shkeli vendimin e parë të gjykatës dhe nuk ka asnjë surprizë për vazhdimësinë.

“Ky është një interpretim që ata e shikojnë me vend për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese, por një gjë të tillë zoti Berisha mund ta kishte për bërë që herën e parë. Është shumë i vonuar.

Zoti Berisha për sa i përket pjesën në Kushtetuese dhe kërkon ta shpalli të pavlefshëm vendimin është e drejta e tij.

Gjykata e Posaçme nuk ka pse kërkon leje nga kuvendi për masat e dhëna. Pastaj kalojmë te një pjesë e dytë, çfarë ndodh kur kërkohet masa e kuvendit?

Atëherë duhet të kërkojë autorizim dhe siguron një balancë të drejtësisë. Në kushtet që jemi SPAK nuk ka nevojë të marrë leje nga kuvendi dhe ajo që pritet sot logjikisht nuk do ta pranojnë atë.

Po ju bëj një paralele të thjeshtë, kemi zotin Mediu dhe zonjës Kryemadhi në një rast të tillë. Edhe zoti be në një rast të tillë është, pasi shkeli vendimin e parë të gjykatës. Nuk është surprizë, nëse gjykata do ta pranojë apo ajo.

Zoti Berisha nëse ka bërë kërkesën mund të paraqitet sot te Gjykata Kushtetuese. Këta e kanë pak të ngatërruar situatën, pasi masa e parë u shkel. Kjo kapet në pjesën analitike të problemit. Berisha mund të kërkoj një zëvendësim mase, por kjo kërkohet nga gjykata.

Ata janë dy avokatë shumë të mirë, edhe zoti Gjokutaj dhe zoti Mëngjesi, unë e çmoj punën e tyre, por pritet finalja”, tha avokati./abcnews.al