Berisha sfidon KQZ, tenton sërish regjistrimin si PD

schedule21:37 - 15 Mars, 2023

schedule 21:37 - 15 Mars, 2023

Ndonëse pa firmë e pa vulë me vendim gjykate, e së fundi edhe me vendim të KQZ, Sali Berisha duket se nuk heq dorë kollaj nga partia që themeloi rreth 30 vite më parë.

Në kërkesën dorëzuar në KQZ, në limite të afatit, Berisha duket se gjeti rrugën për të garuar në 14 maj, por kërkesa, ka gjasë të kalojë sërish në KAS.

Edhe pse nuk e njohu si kryetar të PD, Sali Berisha sfidon sërish Ilirjan Celibashin duke dorëzuar si pjesë përbërëse të koalicionit, Partinë Demokratike.

Në përbërje të koalicionit, i cili kërkon miratimin e Celibashit, opozita përfaqësohet nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë e Ilir Metës në përbërje të të cilët janë Partia Demokra, PBDNJ e Vangjel Dules, si edhe PDK e Nard Ndokës.

I kushtëzuar nga afati kohë, Berisha nuk mundi të presë as vendimin për ankimimin në KAS, që i heq atij të drejtën e kryetarit të Partisë Demokratike, bazuar në vendimin e gjykatës së Apelit. Topi mbetet sërish në fushën e Ilirjan Celibashit, i cili do të vendosë nëse do të miratojë apo jo regjistrimin e koalicionit opozitar.

Por duket se Berisha e Meta, e kanë gati edhe planin B, në rast të mospranimit të koalicionit. Ashtu si më 6 mars, Celibashi vendosi të mos e pranojë përfshirjen e Rithemelimit të Sali Berishës, me siglen e PD. I njëjti skenar duket I destinuar të përdoret edhe më 14 maj, duke qenë se PL e Metës është udhëheqëse e koalicionit ndërsa siglat dhe vula e përdorur është unifikuar nga 4 partitë pjesëmarrëse në koalicion.

Por, “Bashkë fitojmë” duket se nuk do të jetë i vetmi koalicion opozitar në këto zgjedhje. Një koalicion i dytë, me 3 parti, të mbeshtetura nga 3 deputetë të Grupit Berisha, ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim. Bëhet fjalët për deputetët Luan Baci, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, të cilët kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit me emrin “Aleanca Liberale e Djathtë”, në përbërje të së cilës janë: Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!