Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha sfidon: Edhe sikur 100 të mbetin, unë jam aty

schedule10:27 - 16 Qershor, 2021

schedule 10:27 - 16 Qershor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shkëputur një video-mesazh nga 25-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, nëpërmjet të cilit shprehet se edhe nëse do të mbeten 1 person ai do të qëndrojë, duke dhënë kështu një mesazh se do të qëndrojë deri në fund për ata që e kanë mbështetur.

 “Sikur 1000 të mbesin do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”, shprehet Berisha në videon e publikuar.

Lexo edhe: Padia ndaj Sekretarit Amerikan, Berisha: Avokati është i shtrenjtë dhe do e paguaj unë

Ky mesazh vjen pak kohë pas shpalljes “non-grada” nga SHBA. Vendim për të cilin ish-kryeministri kërkoi që të bëhen publike çdo fakt dhe dokument që administrata e  SHBA zotëron.

Lexo edhe: Shpallja “non grata” nga SHBA, Berisha: Më është prekur nderi dhe dinjiteti

Ish-kryeministri paditi sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vendim për  shpalljes “non grata”.

Gjithashtu kujtojmë se para pak ditësh në Partinë Demokratike u zhvilluan zgjedhjet e brendshme. Gara rezultoi fitoren e Lulzim Bashës, i cili mori 81% të votave./i.k/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!