Berisha, “sevap” me votat e PD/ U jep “kandidatë” partiçkave. Marrin fonde në KQZ pas zgjedhjeve

schedule19:12 - 20 Mars, 2025

schedule 19:12 - 20 Mars, 2025

Sali Berisha nuk u dha vende në listat e kandidatëve aleatëve të vegjël, por i gostit me fonde për 4 vitet e ardhshme.

Parti anonime te cilat thjesht nënshkruan koalicionin më PD, por sdo të kenë asnjë deputet në parlamentin e ardhshëm, do të marrin para.

Në dokumentet e dorëzuara pranë KQZ, Berisha u ka dhene me qera disa kandidatë për deputet të sigurt këtyre partive. Të parin djalin e Fahri Balliut, i cili sa për sy e faqe do të jetë kandidat i Sali Shehut të Frymës së Re Demokratike, ndonëse brenda koalicionit.

Edhe kreu i forumit rinor të PD, Besart Xhaferri do të jetë kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Denisa Vata në Dibër është regjistruar në siglën e Levizjes së Legalitetit, Atird Hoxha i Vlorës me Ballin Kombetar dhe Greta Bardeli ne Shkodër me Demokristianët.

Janë 5 parti anonime, kryetarët e të cilave as nuk kandidojnë për deputet, por me këtë manovër, do të marrin secila nga të paktën 8 milionë lekë në vit nga buxeti i shtetit si parti parlamentare.

Pra Nard Ndoka, dy ballistët dhe legalisti, do të marrin minimumi 8 milionë lekë në vit, duke ngrohur jo karrigen e deputetit, por atë të zyrës apo kafes, njëjtë si Kujtim Gjuzi apo Selami Jenishehri, pensionistët suplementarë të politikës.

Në total, ato për 4 vite përfitojnë 160 milionë lekë, pa patur asnjë deputet de fakto në parlament.

Shtuar ketu edhe Partia e Lirisë me aleatët tradicionalë, për 4 vitet e ardhshme, fatura për këto parti të vogla i kushton buxhetit të shtetit rreth gjysëm miliardi lekë, të gjitha nga taksat e qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!