Berisha: Saimir Tahirin e liroi Rama. Lirimi, presioni i fundit ish-shefit të tij

schedule15:08 - 2 Qershor, 2023

schedule 15:08 - 2 Qershor, 2023

Sali Berisha ka komentuar sot lirimin nga qelia të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin thotë se vendimi ka ardhur me urdhër të Edi Ramës.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij. Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.

Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal.” -u shpreh Berisha.